Emigrantët e strehuar në Gjadër, media italiane: Do zhvendosen mëngjesin e së shtunës me traget

Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur që 12 emigrantët që mbërritë në Shqipëri pak ditë më parë me anijen Libra duhet të kthehen në Itali. Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.

Mediat italiane raportojnë se 12 emigrantët do të transportohen mëngjesin e së shtunës me një traget, që do t’i kthejë në Bari nga Shqipëria. Sipas vendimit të gjyqtarëve, gjendja e lirisë mund të rifitohet vetëm në Itali dhe për për këtë arsye ata do të duhet të shoqërohen përsëri në vendin tonë.

Një autobus i ngjashëm me atë që u përdor për transferimin e emigrantëve nga qendra portuale e Shëngjinit në këtë lokacion, ka hyrë në qendër të Gjadrit.

“Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta, edhe në dritën e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë”. Ky është thelbi i vendimit të Gjykatës së Romës, i dhënë nga gjyqtarët e seksionit të emigracionit.

Vendimi – siç shpjegojnë avokatët Silvia Calderoni, Paolo Iafrate dhe Arturo Salerni – bazohet në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të 4 tetorit të kaluar. “Meqenëse Bangladeshi nuk mund të konsiderohet automatikisht një vend i sigurt, ndalimi është i pajustifikuar”, shprehen ata.

“Autoritetet italiane kanë për detyrë të kthejnë të arrestuarit në Itali dhe në këtë mënyrë t’i lejojnë ata të ushtrojnë të drejtën e azilit në territorin italian”, shpjegojnë avokatët.

Arena e Lajmit

Emigrantët e strehuar në Gjadër, media italiane: Do zhvendosen mëngjesin e së shtunës me traget

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook