Derbi pa fitues, Dinamo dhe Tirana bëjnë paqe, Laçi mund Vllazninë

Barazim 0-0 mes Dinamos dhe Tiranës në Vlorë, në ndeshjen e vlefshme për Superioren.

Dinamovitët e nisën “zjarr” derbin, teksa “flirtuan” me golin me anë të Lorran, në minutën e tetë. Bardheblutë u kundërpërgjigjën pas gjysmë ore lojë, një aksion mjaft i bukur i ekipit të Shkëmbit nuk u finalizua si duhet nga Prengaj. Me shifrat e bardha përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më emocionues.
Tirana kaloi në epërsi në minjtën e 58-të me Soler, por goli u anulua me VAR, për pozicion jashtë loje gjatë aksionit. Vila “tundi rrjetën” në minutën e 70-të për të besuarit e Dajës, por festa zgjati pak, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pavarësisht rasteve nuk pati gol deri në fund, me skuadrat që shtrënguan duart.

Laçi siguroi fitoren e parë për këtë sezon, teksa mundi 3-1 Vllazninë. Debuton kështu me fitore trajneri i ri i kurbinasve, Moreiro. Golat e Papa, Mjaki dhe Ëilliam vendosën ndeshjen, duke e bërë të pavlefshëm autogolin e Dajsinanit. Në takimin tjetër, Egnatia barazoi 0-0 me Teutën.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Derbi pa fitues, Dinamo dhe Tirana bëjnë paqe, Laçi mund Vllazninë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook