Shqiptarët në Mal të zi, nga viktima në shtetarë/ Pashko Camaj: Hyra në SHBA në bagazhin e një makine, për kullën jetohet, nuk vdiset

Mjek në profesion, Pashko Camaj e la Tuzin në Mal të Zi në moshën 20-vjeçare. Hyri në SHBA i fshehur në bagazhin e një makine ndërsa sot është mjek i diplomuar, ekspert i shëndetit publik dhe drejtues i 60 mijë punonjësve në bashkinë e New Yorku-t.

Në librin me kujtime të sapobotuar, “Porosia e kullës” ai tregon udhëtimin e tij nga Mal i Zi në SHBA përmes sfidave që ka kaluar.
“Kam dashur të tregoj peshën e largimit e të fajit. Në familjen time di 16 breza që kanë jetuar në të njëjtin vend ndaj pyetja ime është a kam mëkatuar duke ikur”, thotë Camaj.

Në një intervistë për News 24, ai parashtron çështjet që ndjek libri i tij: pamundësia për t’u diplomuar, të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, paragjykimi, ndarja e trojeve, ku një pjesë e shqiptarëve mbetën jashtë dhe vrasja e gjyshit nga komunistët jugosllavë.

“Një prej historive që vjen në libër është përshkrimi i vrasjes së gjyshit tim nga komunistët jugosllavë më 1947. Nga aty lind titulli i librit. Komunistët rrethojnë kullën dhe e detyrojnë të dalë prej saj, plaku i shtëpisë, gjyshi im Pjetri. Duhej të dilte pa armë dhe në malësi, fytyra (nderi) ka rëndësi. A ditën të qëndrojnë, a ishin trima- kishte rëndësi.

Të lejosh që të vijnë të të marrin babain nga shtëpia e ta vrasin nuk është e lehtë.
Kjo ka qenë një ndër gjërat më të vështira për babain tim. Mirëpo gjyshi i thotë, se për kullën duhet të jetohet jo të vdiset.
Ajo është porosia e kullës, fjalët e fundit të tij janë: ju duhet të jetoni për kullën, jo të vdisni”, thotë Camaj.

Ai ndalet te përplasja e identiteteve brenda tij, djali i kullës së vogël dhe i riu që ndjek ëndrrën e madhe amerikane.

 

Arena e Lajmit

Shqiptarët në Mal të zi, nga viktima në shtetarë/ Pashko Camaj: Hyra në SHBA në bagazhin e një makine, për kullën jetohet, nuk vdiset

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook