“Kush do të mbajë përgjegjësi nëse kryejën krime?”, Bardhi për deklaratën e Salvinit mbi emigrantët: Zv. kryeministri i konsideron rrezik

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e zv. kryeministrit italian Matteo Salvini, i cili pyete se cili do të mbante përgjegjësinë në rast se emigrantët e kthyer sot nga Shengjini, do të kryenin krime të rënda në Itali.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bardhi shkruan se të njëjtën pyetje duhet të bëjnë edhe shqiptarët nëse një gjë e tillë ndodh në vendin tonë.

Postimi i plotë:
Media raporton se Zëvendëskryeministri i Italisë, z. Mateo Salvini, ka reaguar në lidhje me kthimin në Itali të emigrantëve nga kampi i Gjadrit-Shqipëri, pas vendimit të Gjykatës së Romës. Në një intervistë për Tg1, Salvini pyeti se cili do të mbante përgjegjësinë nëse nesër dikush nga këto 12 persona do të kryente një krim të rëndë, një përdhunim apo vrasje, kush do të ishte përgjegjës, gjykatësi?
Kjo nënkupton që për zëvendëskryeministrin italian prezenca e këtyre emigrantëve në territorin italian është një rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve italian, sepse ata mund të vrasin apo përdhunojnë, prandaj duhen dërguar për qëndrim në Shqipëri!
Pas kësaj deklarate, duke respektuar plotësisht të drejtat e emigrantëve dhe sfidën e tyre për një jetë më të mirë, secili prej nesh në Shqipëri duhet të bëjë të njëjtën pyetje që Zëvendëskryeministri ka bërë për rikthimin e tyre në Itali:
– Nëse ata vazhdonin të qëndronin në Shqipëri dhe do të kryenin një krim të rëndë, një përdhunim apo vrasje, kush do të ishte përgjegjës?
– Nëse emigrantët e rinj që raportohet se do vijnë përsëri nga Italia në Shqipëri, sipas një marrëveshje personale të Edi Ramës, do të kryenin një krim të rëndë, kundër jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë, një përdhunim apo vrasje, kush do të ishte përgjegjës?
Me të drejtë Zëvendëskryeministri Italian z. Mateo Salvini kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve të tij. Ai është zgjedhur për këtë nga qytetarët italian. Por për jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarëve kush kujdeset, Edi Rama që ka nënshkruar një marrëveshje vetëm për përfitime personale, por që rrezikon sigurinë e qytetarëve?
Kjo deklaratë e Zëvendëskryeministrit z. Salvini nxjerr qartë në sipërfaqe dallimin mes një Qeverie të përgjegjshme që kujdeset për sigurinë e qytetarëve të vet dhe një Kryeministri/Qeverie të papërgjegjshme që kujdeset vetëm për veten dhe përfitimet personale, propagandën dhe reklamën “si shpëtimtar i botës”, duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.

Arena e Lajmit

“Kush do të mbajë përgjegjësi nëse kryejën krime?”, Bardhi për deklaratën e Salvinit mbi emigrantët: Zv. kryeministri i konsideron rrezik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook