Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është mbajtur për rreth 4 orë në ambientet e Policisë së Durrësit. Ai u arrestua pasditen e të dielës me urdhër të SPAK.
Pasi është ndaluar në qytetin e Durrësit teksa po lëvizte me automjet së bashku me shoferin e tij, Çyrbja është shoqëruar nga oficerët e BKH drejt ambienteve të Policisë. Veprimet e rastit janë kryer nga agjentët e BKH, ndërsa policia është marrë vetëm me ekzekutimin e masës së sigurisë.
Pas finalizimit të procedurave në Policinë e Durrësit, Jurgis Çyrbja është dërguar për tek Blloku i Sigurisë, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.
mëson se SPAK ka bllokuar automjetin e Jurgis Çyrjes si dhe i ka sekuestruar telefonin.
SPAK ka ngritur akuza ndaj ish-deputetit të PS për tre vepra penale.
()