Ligj me porosi? Kryemadhi sqaron detajet nga dosja e SPAK: Ligji është bërë për unifikimin e rregullave mbi minatorët!

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka sqaruar detaje nga dosja e ndarë nga Prokuroria e Posaçme, ku flitej në lidhje me ligje me porosi.

Kryemadhi: Të më fali Samir Mane që ia përmend emrin por ia keni përmendur ju të gjithë. Samir Manes i kam shitur një shtëpi në vlerën 300 mijë euro që është bërë me kontratë. Në 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga kryeshefe e kabinetit të Ramës që është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave.
Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI statusin e minatorit. Ju shihni si sot vijojnë protestojnë ende minatorët. Është bërë mbledhje e komisionit të veprimtarive prodhuese ku unë isha anëtare. Ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve të minatorëve dhe për disa procedura të tjera. Nuk mbaj mend a shkoi ligji apo jo, por nuk të bëjë ligji që më paska dhuruar një vilë Samiri. Kam dashur unë të marr një vilë në Rolling Hills, kam shkuar e kam parë me mamanë time me të cilën jetoj por Meta nuk dinte gjë. Kam folur me bashkëshorten e manës.
Ambasadori grek në atë kohë i tha Metës do të jemi komshinj, dhe aty Meta mori dijeni për rastin.

Arena e Lajmit

Ligj me porosi? Kryemadhi sqaron detajet nga dosja e SPAK: Ligji është bërë për unifikimin e rregullave mbi minatorët!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook