“Informo shqiptarët pse i dorëzove Ramës 460 mijë euro”, Berisha thirrje Kryemadhit dhe Kokës: Lefter përplasua në fytyrë atyre që të keqpërdorën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje mbrëmjen e sotme Monika Kryemadhit që të informojë shqiptarët për arsyen se përse i ka dorëzuar kryeministrit Rama 460 mijë euro.

“Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se nuk jam unë autori i djegësve, se ‘peshku i madh’ është në telefonin e zonjës Kryemadhi.
Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama.
Ndaj dhe këtu para jush, i bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjthë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro.
Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave.
Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës.
Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre.
Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve”, u shpreh ish-kryeministri.

Po ashtu, Berisha i bëri thirrje edhe ish-ministrit Lefter Koka që të “ngrihet në lartësinë e guximit njerëzor” dhe që “t’ua përplasë në fytyrë atyre që e keqpërdorën”.

“Ne politikanët u detyrohemi me çdo gjë qytetarëve që kanë vendosur besimin tek ne.
U detyrohemi atyre pas Zotit më shumë se kujtdo tjetër.
Ndaj dhe cilido që disponon dëshmira, fakte, dokumente për krimet monstruoze të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatave të tyre kriminale, duhet t’i bëjnë me guxim publike.
Të dashur miq, sundimi i krimit është forma më e shëmtuar e diktaturave.
Por si çdo diktaturë tjetër, të ardhme nuk ka.
E ardhmja është e guximtarëve, e ardhmja është e qytetarëve që mbrojnë parimet që besojnë, që mbrojnë idealet që ndajnë me njëri-tjetrin.
Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës: Lefter, katër vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë.
Koha të dha të drejtë.
Për mercenarët e Skapit çdo gjë që t’u thoshe, do varrosje më thellë akuzat tua.
Kurse tani të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan.
E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas”, u shpreh Berisha.


Arena e Lajmit

“Informo shqiptarët pse i dorëzove Ramës 460 mijë euro”, Berisha thirrje Kryemadhit dhe Kokës: Lefter përplasua në fytyrë atyre që të keqpërdorën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook