Durim Bami ndalohet sërish në Dubai, çfarë po ndodh me të fortin e Niklës?

Policia e Dubait ka shoqëruar sërish Durim Bamin, një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Shqipëri.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, ka bërë të ditur se Bami është shoqëruar më datë 21 tetor, ndërsa ka qenë me masën e mbikëqyrjes së vazhdueshme policore, që prej ndalimit të tij në qershor 2024.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse ndaj tij ka një masë tjetër, apo policia e Dubait ka vijuar me procedurat që lidhen me ndalimin e parë të tij të bërë në fillim të muajit qershor 2024, sipas sistemit të policisë së Dubait, personat e ndaluar mbahen me mbikëqyrje.

Pas ndalimit në muajin qershor Bami u mbajt nga policia e Dubait deri më 10 gusht, por vijonte të ishte në mbikëqyrje policore.

Për sa i përket policise shqiptare, këta të fundit janë në kontakt me autoritetet e Dubait, lidhur me verifikimet që i janë bërë Durim Bamit më 21 tetor.

Bami është një nga personazhet që del edhe në komunikimet “Sky ECC” aleancat që ai ka krijuar apo është bërë pjesë në përplasjet që kanë pasuar mes grupeve kriminale.


Arena e Lajmit

Durim Bami ndalohet sërish në Dubai, çfarë po ndodh me të fortin e Niklës?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook