Deputeti i PD Luçiano Boçi, në një lidhje me Skype në emisionin Open në News 24 u pyet se përse PD ka marrë pjesë në Komisionin Parlamentar të Stabilizimi-Asociimit, kur është në mosbindje civile.
Boçi tha se kjo nuk është një lojë e dyfishtë e Partisë Demokratike. Si tha se nëse PD nuk do të merrte pjesë në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit do të ishte në shënjestër të analistëve të ndryshëm.
Boçi tha ndër të tjera se Partia Demokratike po vijon traditën e mbajtjes së raporteve me ndërkombëtarët.
“Nuk ka lojë dyfishe të Partisë Demokratike. Por, nëse ne nuk merrnim pjesë në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, do të ishim tabelë qitje nga opinionistë të ndryshëm, duke thënë se ne kemi probleme me ndërkombëtarët e të tilla gjëra. Por, marrëdhëniet tona janë korrekte me ndërkombëtarët. Gjithashtu, PD nuk heq dorë nga mosbindja civile, të cilës i qëndrojmë patjetër, pasi vendi ka nevojë për qeveri teknike, që të garantohet vota e lirë”, tha Boçi.
(Arena e Lajmit)