La Liga ka miratuar kërkesën e Valencias për të shtyrë ndeshjen me Real Madridin, e cila ishte planifikuar për të shtunën në mbrëmje në orën 21:00. Ky vendim ka ardhur duke parë kushtet atmosferike në Valencia dhe situatën e papërshtatshme në këtë zonë.
Sipas asaj që shkruhet, takimi do të luhet në një moment tjetër, teksa akoma mungon një datë konkrete.
Stadiumi “Mestalla” për fat të mirë nuk u dëmtua, sakaq përmbytjet katastrofike të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin lindor të Valencias të Spanjës kanë lënë të vdekur mbi 62 persona.
(J.S/)