Pse Kosova i rrit pensionet 20% dhe Shqipëria vetëm 4%? Ekspertja tregon arsyet: Nuk është punuar për të…

Kosova i rriti pensionet me 20%, ndërsa Shqipëria i indeksoi 4%. Krahasimi i këtyre dy shifrave ka nxitur jo pak debate në Shqipëri. Ekspertja Teuta Kërtoci tregon pse dy qeveritë aplikuan nivele të ndryshme rritje të pensioneve. Në një lidhje me Skype për News24, Kërtoci tha se skema e pensioneve në Shqipëri ka qenë gjithnjë deficitare. Ndërsa Kosova, shtoi ajo, po zbaton një skemë të re ku përfshihen edhe pensionet private.

Ajo shtoi se në Shqipëri, qeveritë nuk kanë punuar për rritjen e pensioneve, por vetëm për indeksimin herë pas here në shifra modeste.

“Skema e pensioneve në Kosovë funksionon ndryshe nga ajo në Shqipëri. Skema në Shqipëri është 100% shtetërore, nuk ka një kolonë të dytë private. Në Kosovë ka edhe pensione private. Para 1994 nuk ka patur term kontribute, njihej vetëm vjetërsia e punës. Në Kosovë është një skemë e re, shumë e mirë, ka mbledhur të gjithë përvojën. Dhe në këto 30 vite që funksionon skema e re, në Shqipëri skema ka qenë gjithnjë deficitare. Nuk është punuar që pensionet të rriten, por janë indeksuar dhe indeksimi nuk ka ardhur ccdo vit por me periudha dhe në vlera të vogla”, tha ajo.

()


Arena e Lajmit

Pse Kosova i rrit pensionet 20% dhe Shqipëria vetëm 4%? Ekspertja tregon arsyet: Nuk është punuar për të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook