Buzëqesh Sylvinho, Muçi dhe Uzuni në super formë, gati për sfidat e nëntorit (VIDEO)

Me Rey Manaj dhe Brojën të dëmtuar, lajmi i mirë për Sylvinho-n është forma e shkëlqyer që po kalojnë dy sulmuesit kuqezi, Myrto Uzuni dhe Ernest Muçi, dy lojtarët më pak të preferuar të tij. Me shumë klas në këmbën e tij, Muçi është rikthyer jo vetëm titullar, por dhe protagonist absolut te Beshiktash.

Pas kryeveprës të realizuar pak ditë më parë, Muçi gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë në sfidën kundër Kasimpasa. Muçi tregoi nuhatje preh “bomberi” duke ndjekur mirë aksionin dhe të shtyllën e dytë dërgoi topin në rrjetë. Për fat të keq, goli i Muçit nuk i shërbeu Beshiktash pasi vendasit pësuan një humbje 1-3 brenda në shtëpi.

Një formë të shkëlqyer po kalon edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi realizoi një perlë të vërtetë këtë javë, një gol për katalog, duke iu afruar me tre gola rekordit si golashënuesi më i mirë në historinë e Granada-s. Ky ishte goli i tij i 6-të këtë sezon.


Arena e Lajmit

Buzëqesh Sylvinho, Muçi dhe Uzuni në super formë, gati për sfidat e nëntorit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook