Kosova/ Triumfon Ballkani, fiton edhe Malisheva

Ballkani dhe Malisheva kanë siguruar fitore në dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të në Albi Mall Superligë, duke u ngjitur në pozitat e para në renditje, me nga 22 pikë.

Kampioni në fuqi, Ballkani, shënoi fitore në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ndaj Feronikelit, me rezultat bindës 4:1. Ballkani kaloi në epërsi përmes autogolit të Halilit në minutën e 16-të, derisa vetëm një minutë më pas Adetunji shtoi epërsinë në 2:0. Në pjesën e dytë, Feronikeli 74 dha shenja këndellje, kur shënoi nga pika e bardhë në minutën e 51-të me Sahitin. Por Ballkani nuk u ndal. Queven shënoi golin e tretë për mysafirët në minutën e 72-të, ndërsa Karrica vulosi fitoren me një tjetër gol në kohën shtesë.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva mori 3 pikë në stadiumin “Liman Gegaj” në përballje me Llapin, pas suksesit me shifrat 2:1. Sulmuesi Valmir Berisha u shfaq protagonist, duke shënuar dy herë në minutat e 8-të dhe 28-të, derisa golin e vetëm për Llapin e realizoi Cernaveri, në minutën e 68-të. Megjithë përpjekjet e mysafirëve për ta ndryshuar epilogun, një gjë e tillë nuk ndodhi. Madje, gjërat u përkeqësuan kur Granit Jashari mori kartonin e kuq në minutat e fundit.


Arena e Lajmit

Kosova/ Triumfon Ballkani, fiton edhe Malisheva

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook