Resina Pllaha: Ja si i ndihmojmë studentët në Universitetin Luarasi përmes zyrës së Këshillimit të Karrierës

Resina Pllaha, pedagoge e Universitetit Luarasi dhe drejtuese e Zyrës së Këshillimit të Karrierës, në podcastin EduVision në News24, tha se iu bashkua këtij universiteti 8 vjet më parë.

“Luarasi ishte një nga Universitetet e para që zgjodha dhe për fatin tim të mirë një trupë akademike e re iu bashkua këtij universiteti.

Përveç pjesës akademike, që është një pasion i imi, është edhe pjesa e kontributit të zyra e këshillimit të karrierës.

Pjesa e këshillimit të karrierës është një hap shumë i rëndësishëm për studentetët. Unë mendoj se në aspektin personal kam gjetur ekujlibrin midis pasionit dhe asaj që di të bëjë më mirë”, tha Pllaha.

Duke u ndalur në rolin e Zyrës së Këshillimit të Karrierës, ajo u shpreh se për fat të keq në Shqipëri kjo zyrë nis të funksionojë në Universitet. “Kjo zyrë ka një rol kyç, duhet të fillojë më herët. Duke pasur parasysh eksperiencat dhe praktikat e vendeve të zhvilluara, këshillimi i karrierës nis që në fëmijëri”, tha ajo.

Pllaha u shpreh se pikësëpari ne japim një këshillim mbi studentët, për profilet që ne kemi dhe kush përshtatet më shumë me profilin e studentit. Pra u lehtësojmë atë procesin me tregun e punës. Qëllimi i zyrës së karrierës është që ata studentë, jo vetëm të informohen dhe marrin leksione, të trajnohen nga ne, por edhe të jenë të suksesshëm në tregun e punës”, tha Pllaha.

Ajo tha se plaga që përballet shoqëria në Shqipëri është papunësia, apo vështirësitë në tregun e punës.

2bd30e63 763b 43fc 9b5e 4d160a651c1f
2bd30e63 763b 43fc 9b5e 4d160a651c1f

“Te këshillimi i karrierës, inteligjenca artificiale apo zhvillimi i teknologjisë nuk është një kërcënim. Kërcënim ëhstë kur një individ di të përdorë më mirë teknologjinë”, tha Pllaha.

Duke listuar disa nga profesionet që mund të jenë më të kërkuara, Pllaha tha se ajo që duhet pasur parasysh është se jo çdo gjë që del në vendet e zhvilluara, nuk mund të merret shabllon edhe për Shqipëpërinë, që është vend në zhvillim.

“Llogaritarët e thjeshtë do e kenë të vështirë, për shkak të teknologjisë, pasi kemi një zhvillim të programeve. Një tjetër fushë është administrata publike, kemi një automatizim të proceseve dhe po zëvendësohen individët”, tha ajo.

8041a0b6 3741 406d 9e52 D9a70c11cc5d
8041a0b6 3741 406d 9e52 D9a70c11cc5d

Pllaha tha se “kemi një fat të madh, një privilegj, pasi duke qenë pjesë e “Hysenbelliu group”, studentët tanë janë angazhuar në intershipe, duke krijuar eksperienca, por edhe duke u punësuar në këto kompani”.

Ajo përmendi se shumë nga studentët e diplomuar në Universitetin Luarasi sot janë pjesë ose të ekselencës, ose janë të punësuar në Banka dhe administratën publike, dhe kjo është një histori suksesi, edhe për stafin pedagogjik, por edhe për këta të rinj.


Arena e Lajmit

Resina Pllaha: Ja si i ndihmojmë studentët në Universitetin Luarasi përmes zyrës së Këshillimit të Karrierës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook