“Do na hanë 40-tat”/ Kthimi në parlament, Sula: Vendimi i Kushtetueses u përdor si letër higjienike. Rada: Bie ndesh me atë çka tha opozita

TIRANË

Kthimi i opozitës në parlament për të marrë pjesë në diskutimet për buxhetin ka qenë në fokus të debateve në studion e News24.

Deputeti i PD-së Dashnor Sula tha se opozita do të shkojë në parlament, por nuk po lejohet. Ai sqaroi arsyet që çuan në mosbindje civile, duke thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese u përdor si letër higjienike. Sipas tij, mosbindja nuk ka të bëjë me pjesëmarrjen e deputetëve në aktivitetin parlamentar.

“Ne duam të shkojmë në parlament, por nuk na lënë. Unë të paktën dhe 23 kolegë të tjerë që jemi dënuar me 40 ditë, unë përdor shprehjen do na hanë 40-tat, kemi shkuar çdo javë të shkojmë në parlament. S’ka lidhje me mosbindja civile. Ne jemi përjashtuar pa rregullore. Ditën e enjte, apo të premten, kërkon që vendimin e Gjykata Kushtetuese ta implementojë në rregulloren e Kuvendit që nuk ka idenë.
Mirë ata tre, por ne 24 të tjerët çfarë kemi bërë, kemi marrë karriget dhe i kemi nxjerrë jashtë. Nuk ishte e organizuar.
Pse erdhi kjo gjendje? Pati një periudhë paqeje, dashurie të miratimit të Kodit Zgjedhor, vetëm unë kam votuar kundër. Por menjëherë pas kësaj ndodhën dy ngjarje shumë domethënëse që treguan sjellje brutale nga maxhoranca. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përdorur si letër higjienike. Vendimi për zonjën Xhaçka. I vetmi organ që mbikëqyr parlamentin është Gjykata Kushtetuese. Dhe arrestimi i z. Salianji, pika që derdhi gotën”, tha Sula.

Analisti Shpend Gashi deklaroi se kjo nuk është mosbindje. “Unë nuk kam besuar ndonjëherë që ajo që po bënte opozita është mosbindje civile. Mosbindja civile është bojkot total. Unë kam parë që opozita e ka humbur kanalin e komunikimit me elektoratin për një mijë e një arsye”, tha Gashi.

Gazetari Ardit Rada tha se bie ndesh me atë çka tha opozita. “E vuri stekën shumë lart, kërkoi qeveri teknike. Dua të besoj se është një strategji nga ana e PD-së dhe jo një thyerje apo lënie përgjysmë e asaj që kishte nisur. Sa i përket debatit të brendshëm, mendoj se PD ka humbur energji. Nuk ka nevojë PD t’i dënojë letër donatorëve të huaj kundër gruas së kryeministrit shqiptar. PD mund të kërkojë të ulet në tryezë, të komunikojë me donatorët, të vendosë ura komunikimi. Ka nevojë urgjenten të vendosë kontakte dhe me këto subjektet që kanë dalë nga PD”, tha Rada.


Arena e Lajmit

“Do na hanë 40-tat”/ Kthimi në parlament, Sula: Vendimi i Kushtetueses u përdor si letër higjienike. Rada: Bie ndesh me atë çka tha opozita

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook