Trajneri i Atalantës: Shpresojmë të marrim pikë, pres maksimumin nga skuadra

Gian Piero Gasperini, tekniku i Atalantës tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Stuttgart në Champions.

“Shpresojmë të marrim pikë, por çdo ndeshje është ndryshe. Do të jetë një provim kundër një skuadre që ka dalë mirë me Juventusin dhe Real Madridin. Do të jetë një test me vlerë siç e meriton Liga e Kampionëve. Të gjithë mendojnë se si ta motivojnë ekipin e tyre, ne luajmë për pikë që kanë filluar të jenë të rëndësishme”.

“Fitorja e tyre në Torino është një tregues i qartë, pa harruar ndeshjen e Madridit. Ata nuk po shkëlqejnë në ligë, por vlera e ekipit njihet. Është një nga më të mirët në Bundesligë, na duhet një ndeshje e madhe”- tha ai.


Arena e Lajmit

Trajneri i Atalantës: Shpresojmë të marrim pikë, pres maksimumin nga skuadra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook