Dinamo nuk ka kohë për festë, menjëherë nis përgatitjet për derbin me Partizanin

Dinamo nuk ka kohë për të festuar fitoren e thellë me Elbasanin. Një ditë më pas skuadra ka zbritur në fushën e stërvitjes, ku pjesa që luajti bëri një seancë rikuperuese, kurse pjesa tjetër u stërvit me ngarkesë.

Stafi teknik ka nisur përgatitjet për derbin me Partizanin, që luhet të shtunën në “Elbasan Arena”. Sa i takon formacionit, blutë duket se e kanë kristalizuar tashmë 11-shen titullare dhe ndaj të kuqve pritet të luajë skuadra fituese. Mund të ketë vetëm ndonjë përjashtim, nëse trajneri Ilir Daja zgjedh një strategji tjetër, duke iu përshtatur kundërshtarit.

Dinamo ka alternativa në stol që mund t’i shërbejnë skuadrës në çdo moment. Mungesat e sigurta për sfidën e radhës janë ato të mbrojtësve Rustem Hoxha dhe Mateo Muzek, pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të stafit teknik.

Javët e fundit blutë kanë përmirësuar edhe situatën me kartonët, duke mos pasur lojtarë të skualifikuar.


Arena e Lajmit

Dinamo nuk ka kohë për festë, menjëherë nis përgatitjet për derbin me Partizanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook