Rritja e pensioneve, Shehaj zbulon mashtrimin e Ramës: Hileja qëndron te mbivlerësimi i lekut

Deputeti Agron Shehaj, kreu i “Mundësia” akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar pensionistët lidhur me atë që e konsideron si rritjen e pensioneve. Ai tha se pensionet e qytetarëve shqiptarë mesatarisht janë rritur me vetëm 382 lekë të reja në vit.

Madje Shehaj thotë se po të llogarisim edhe inflacionin qënë këto 10 vjet ka qenë pothuajse 30%, pensionet e shqiptarëve jo vetëm që nuk janërritur por janë ulur. “Dhe këtë fakt, Rama e ka transformuar me këtë hilen e vogël duke thënëqë gjasme pensionet kanë kaluar nga 101 në 183”, tha deputeti Shehaj.

Whatsapp Image 2024 11 07 At 15.59.52
Whatsapp Image 2024 11 07 At 15.59.52

Në vijim, kreu i “Mundësia” tha se Rama kur i llogariti pensionet, i ktheu në euro dhe e bëri rritjen me rreth 80% në 10 vjet.

“Por si qëndron e vërteta? E vërteta është që pensioni mesatar në 2013 ishte 14500 lekë. Në 2023, pensioni mesatar është 18300 lekë dhe rritja është me 26%. Praktikisht i bie 382 lekë në vit më shumë.

Dhe 26% e bëri 83% duke mashtruar pensionistët, që qartësisht mbase nuk kuptojnë nga ekonomia, por e dinë sesa lekë kanë në xhep.

Me një mashtrim para të gjithëve e bëri 26%-in në 83%. Si e bëri? Para se të bënte krahasimin, i ktheu njëherë në euro dhe me që leku është përforcuar në këto vite, i rriti gjasme pensionet me 83%”, tha Shehaj.


Arena e Lajmit

Rritja e pensioneve, Shehaj zbulon mashtrimin e Ramës: Hileja qëndron te mbivlerësimi i lekut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook