“Jam i fundit nga opozita që humba shpresën te SPAK”, nënkryetari i PD: Po kthehet në një vëllazëri. Pse nuk arrestohen ministra apo kryetarë bashkie?!

Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi foli sot dhe për Prokurorinë e Posaçme, arrestimet si dhe reformën në drejtësi. Në emisionin “Kjo javë” në News24 Bylykbashi tha se është i fundit nga opozita që humbi shpresën te SPAK-u.

“Unë jam ndoshta i fundit që humba shpresën tek SPAK-u nga opozita. Nuk ekziston më shpresë te SPAK. Për fat të keq SPAK-u ka defektin kryesor, e kam thënë në komision në 2016, është kthimi në një vëllazëri që do t’i vënë shpatullat njëri tjetrit dhe do jenë selektiv. Mund të jenë selektiv në mënyrë politike se marrin urdhrin, mund të jenë selektiv se mendojnë që janë ata qeveria se prokurorët janë ata që përcaktojnë politikë dhe jo zgjedhësit me votë dhe mund të jetë selektiv në mënyrë korruptive. Për fat të keq ka dhe elementë të tillë shqetësuese. Duke qenë se ligji ua ka dhënë mundësinë që të mos pyesin drejtuesin e SPAK-ut dhe secili të bëjë detyrën kushtetuese mund ta marrin dhe ta vërë në hekura kolegun e SPAK-ut, ndërkohë po profilizohet ky rrezik i thënë para 10 vitesh. Ka ndodhur dhe në Itali. Gjysma e prokurorëve përfunduan në politikë”, tha ai.

Sipas Bylykbashit, reforma në drejtësi nuk është SPAK. “Reforma në drejtësi, si rregull ajo që është shkruar është shumë e gjerë. Unë nuk kam pasur dyshim që projekti që doli në media, i cili parashikonte në fund të 2013 se çfarë do ndodhte me reformën në drejtësi qartazi ka një dimension politik për të kapur pushtetin. Unë e kam kontestuar më përpara kryetarit të partisë që do të jetë kapje politike. Por reforma në drejtësi SPAK-un e ka një gjë minoritare. Pjesa e SPAK-ut është minoritare dhe pjesa penale është minoritare. Mbi 2/3 e dosjeve janë civile, halle të qytetarëve. Kjo është reforma në drejtësi.
SPAK-u ka arrestuar drejtuesit e opozitës, nuk guxon të shkojë te një ministër, te një kryetar bashkie”, u shpreh Bylykbashi.

Sa i takon arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta ai tha se është një nga gjërat më skandaloze që mund të shihni në një demokraci.
“Përveç rasteve të dhunshme, kur ka individë të armatosur apo të rrezikshëm nuk i shihni në Itali as kur arrestohen njerëz të Camorra-s. Është vendim politik. Ke zyrtarë të PS-së që janë njoftuar se do të arrestohen. Ose ke të akuzuar që janë të lirë. Kurse liderët e opozitës arrestohen në mënyrë të dhunshme për të dhënë mesazhe. A guxon SPAK-u t’i shkojë në zyrë kryetarit të Bashkisë Tiranë, apo në mbledhjen e Këshillit të Ministrave t’i vërë në pranga.
Nuk ndryshoj mendim dhe nëse do godiste majtas. Nuk është histori peshore farmacie, nuk ka lidhje me këtë. Duhet të godasë sot. Ka 12 vjet që korrupsioni nxjerr tym nga të gjitha krahët te Këshilli i Ministrave dhe nuk ndodh gjë. Nëse goditet ajo frenohet korrupsioni që po ndodh. Ka krijuar idenë SPAK-u që është për të goditur ish-at. Pra, Rama po ta mbajë pushtetin gjatë nuk rrezikohet. Pse SPAK-u qenka nga këta të kulluarit, ka plot prokurorë që mund dhe t’i vënë para drejtësisë kryeministrin dhe prokurorët e SPAK-ut. Me Kushtetutë është shkruar gabim”, tha Bylykbashi.

Ai pyeti më tej “a do të ketë mundësi Gjykata Kushtetuese ta vërë SPAK-un në kuti”?
“Kur ti shkruan që prokurori i SPAK kontrollon dhe gjyqtarin e posaçëm, gjyqtari nuk është i pavarur. Drejtësia nuk janë prokurorët, janë gjyqtarët. Pyetja që shtroj unë, ndërkohë që është qartazi antikushtetuese mënyra që u ndoq nga SPAK për masat fillestare ndaj Berishës, a do të ketë mundësi Gjykata Kushtetuese ta vërë SPAK-un në kuti, domethënë këtu është Kushtetuta ku themi ne, tani kur të shqyrtohet ankimi i zotit Berisha për masat që janë marrë në lidhje me antikushtetueshmërinë e tyre? A do kenë guximin”, tha Bylykbashi.


Arena e Lajmit

“Jam i fundit nga opozita që humba shpresën te SPAK”, nënkryetari i PD: Po kthehet në një vëllazëri. Pse nuk arrestohen ministra apo kryetarë bashkie?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook