Derbi i takon Partizanit, me “Demat” që mposhtën 1-2 Dinamon, në sfidën e “Elbasan Arena”. Të kuqtë u hodhën menjëherë në sulm, teksa në minutën e 11-të goditën shtyllën. Gjuajtja e Mba gjeti devijimin e Ditës, i cili shpëtoi skuadrën dinamovite nga pësimi. Pas gjysmë ore lojë, ekipi i Veselinovic përpiqet që të kapë në befasi skuadrën e Dajës, por mbrojtja është shumë e vëmendshme, duke larguar topin në goditje këndi.
Derbi u zhbllokua në minutën e 48-të. E majta e Tedi Carës gjeti të papërgatitur portierin kundërshtar.
Në minutën e 55-të, Zabërgja përfitoi nga një top i kthyer, për të barazuar shifrat në 1-1. Një finalizim me sukses, që riktheu shpresën te Dinamo.
Gjithsesi, Partizani kaloi në epërsi në të 60-tën, me Rrapaj që “tundi rrjetën” me një goditje tokazi. Me këtë rezultat, Partizani kryeson me 24 pikë kampionatin, 2 pikë më shumë se Vllaznia ndjekëse. Dinamo, në krahun tjetër është në vendin e katërt dhe ka grumbulluar deri më tani 20 pikë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Teutës dhe Skënderbeut përfundoi në shifrat 1-1. Golit të Sharls ju përgjigj Preknicaj.
(J.S/)