U ftua nga Kosova për herë të parë, Zabërgja: Ndjesi e papërshkrueshme

Baton Zabergja, sulmuesi 23-vjeçari i Dinamos u grumbullua për herë të parë nga Kosova. Zabergja, në një intervistë të dhënë për faqen e përfaqësuesen, u shpreh mjaft i lumtur për ftesën.

“Për mua është ndjenjë e papërshkrueshme sepse për çdo futbollist është ëndërr të arrijë të jetë pjesë e ekipit kombëtar. Më vjen shumë mirë që e kam realizuar këtë ëndërr dhe shpresoj ta bëj maksimumin tash dhe në vazhdim që të bëj ndeshje sa më të mira me kombëtaren. Pritja ka qenë shumë e ngrohtë. I gjithë grupi është shumë i mirë dhe më ka pritur në mënyrë shumë të mirë.

Mendoj se kemi një ekip shumë të mirë që të arrijmë rezultate pozitive në të ardhmen. Normalisht e dimë se Rumania ka qenë kundërshtari më i fortë në këtë grup, por duke pasur parasysh edhe lojtarët që ne i kemi, mendoj se mund të dalim me rezultat pozitiv nga Rumania”, tha Baton Zabërgja.

(J.S/)


Arena e Lajmit

U ftua nga Kosova për herë të parë, Zabërgja: Ndjesi e papërshkrueshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook