Beqaj me pranga në Kuvend, Soko: Sot u bë show politik/ Qori: Mund të kërkonte edhe një gotë raki…

Në emisionin “Open” në News24, është diskutuar lidhur me komisionin hetimor për konçensionet në shëndetësi ku sot duhej të dëshmonte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Pavarësisht se priti rreth 9 orë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Beqaj nuk arriti të jepte dëshminë për shkak të përplasjeve mes pozitës dhe opozitës në Komision, mbi një kërkesë të paraqitur nga ish-ministri për t’iu vënë në dispozicion një “power point”.

Pano Soko nga Nisma Thurje tha se Beqaj është një hallkë e poshtme e koncensionit të sterilizimit, duke u shprehur se përgjegjësia kryesore është e Kryeministrit Edi Rama.

“Përgjegjësia nuk është për 100 mln euro, aq sa u nis, por po shkon në 170 mln euro. Prokuroria ka provuar që nga falsifikimi i dokumenteve deri te lidhjet e ministrit, por Kryeministri është gardiani i parave publike. Ilir Beqaj është pjesë e hallkës, por përgjegjësia shkon te Kryeministri.

Përse SPAK ka ndaluar te Beqaj? Nëse SPAK do të vendosë një standard, le ti shkojë deri në fund. Seanca e sotme është një show politik, një betejë politike”, tha Soko.

Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë, u shpreh se këta njerëz që akuzohen për korrupsion kanë një lloj kapajdallëku në raport me publikun. “Jo vetëm Ilir Beqaj, por edhe shumë njerëz të tjerë shfaqin një lloj arrogance, në vend që të hyjnë kokëulur për atë që kanë bërë, sillen me arrogancë. Janë njerëz që kanë bërë shumë dëm”, tha Qori.

Referuar asaj që ka ndodhur në Komision, ai tha se “Beqaj është i arrestuar për korrupsion, dhe kërkon poëer point, mund të kërkonte edhe një gotë raki, nuk e di, duhej të kishte një seriozitet”.


Arena e Lajmit

Beqaj me pranga në Kuvend, Soko: Sot u bë show politik/ Qori: Mund të kërkonte edhe një gotë raki…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook