“Sude me gjyzlyke”/ Qori i kthen përgjigje kryeministrit: Tregon shqetësim të madh. Jemi kthyer si në mesjetë, fëmija ‘mban’ prindin

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka komentuar në emisionin Open në News 24 termin e përdorur për të nga ana e kryeministrit Rama, “Sude me gjyzlyke”.

Qori tha se kjo frazë në vetvete është bullizuese. Sipas tij, niveli i ulët i komunikimit të Ramës tregon se ai është i shqetësuar, sepse çështja e pensionistëve është “thembër Akili” për të. Më tej, Qori deklaroi se qeveria ka kthyer kohën e mesjetës, ku fëmija duhet të mbajë ekonomikisht prindërit.

Arlind Qori: Kjo frazë është rënie e nivelit të komunikimit. Tregon shqetësim të madh të kryeministrit, se po kthejmë në qendër të vëmendjes thembrën e tij të Akilit, pensionet. Rama tha se kanë faj edhe punëtorët që marrin para në të zezë. Nuk mund të ketë faj viktima, kreu i qeverisë fajëson viktimat.

Në Shqipëri nuk ka sindikata. Ata që pushojnë punëtorët nga puna kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Jemi kthyer si në mesjetë, fëmija mban ekonomikisht prindërit. Jo, ata pensionistë kanë punuar një jetë dhe duhet të kenë pension dinjitoz.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“Sude me gjyzlyke”/ Qori i kthen përgjigje kryeministrit: Tregon shqetësim të madh. Jemi kthyer si në mesjetë, fëmija ‘mban’ prindin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook