Inter-Napoli u ndanë në paqe në fushë, por jo jashtë sajë. Deklarata e Conte-s në përfundim të ndeshjes, ku shfry mbi VAR dhe atë penallti të akorduar në favor të Inter, nuk është pritur mirë nga kampi zikaltër, me presidentin Marotta që reagoi publikisht duke thumbuar ish beniaminin e tij, Antonio Conte:
“Ai është një person inteligjent, një orator i madh. Ai ka një objektiv të qartë edhe kur flet. Penalltia ishte”, u shpreh Marotta për mediat.
Ndërkohë i menjëhershëm ishte edhe reagimi i presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis: “Lexova disa deklarata të Marotta-s, në këndvështrimin tim janë jashtë logjikës. Penalltia, duke iu referuar edhe opinionit në masë, nuk ishte. Mbi të gjitha, fjalët e Contes ishin të qarta dhe janë ekzaktësisht ato që unë mendoj dhe që kam thënë: VAR është një burim i madh për të evituar gabimet e arbitrave. Nuk ka asnjë sens që disa herë thërritet dhe disa herë të tjera jo. Nëse ka një gabim nga ana e arbitrit, një dyshim, duhet thirrur për ta rishikuar në VAR. Duke iu referuar të kaluarës, problemeve që kemi pasur, mendoj se VAR duhet të ndërhyrje në raste të tillë, arbitri duhet të paktën ta rishikojë në monitor, kjo është për të mirën e futbollit”, theksoi de Laurentiis.
Përgjigjet kundërpërgjigjet në distancë ndërmjet dy presidentëve mori edhe vëmendjen e mediave italiane, një luftë në distanca e cila sapo ka nisur pasi Napoli dhe Inter shihen edhe si dy favoritët kryesorë për të fituar titullin në Serie A.
()