“Je gati të flijohesh për Berishën!”/ Përplasje mes Koçit dhe Vokshit te “Sterilizimi”, kryetarja e komisionit: Është denoncuesi më i madh i korrupsionit në shëndetësi! E keni frikë

Vijojnë debatet mes deputetëve në Komisionin Hetimor të Sterilizimit. Deputeti i PS, Petro Koçi dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi, janë përplasur gjatë mbledhjes së sotme.

Koçi u shpreh se Vokshi është e gatshme të flijohet edhe biologjikisht për kreun e PD Sali Berisha, deklaratë të cilës Vokshi iu përgjigj se kryedemokrati është denoncuesi më i madh i korrupsionit në shëndetësi.

Pjesë nga diskutimi: 

Koçi: Je gati të flijohesh edhe biologjikisht për Sali Berishën.

Vokshi: Aq shumë e kini frikë. Është denoncuesi më i madh i korrupsionit në shëndetësi. Ju thoni mos përgojoni Vilma Nushin. Ju thoni mbroni Vilma Nushin.

Koçi: Me Berishën jam gati të matem në çdo institucion të drejtësisë dhe çdo njeri të tij.

Vokshi: Sakrifikohem për të drejtat e atyre pacientëve.

Koçi: Ik vish bluzën.

Vokshi: Për këto sakrifikohem unë dhe të tjerët që nuk janë këtu. Për të demaskuar korrupsionin që ju e mbroni. Të siguroj ty Petro nënkryetari dhe Edi Ramës, nuk do gëzojë Rama as Vilma Nushi dhe kushdo që ka futur duart në paratë e shëndetësisë nuk do gëzojë asnjë qindarkë.


Arena e Lajmit

“Je gati të flijohesh për Berishën!”/ Përplasje mes Koçit dhe Vokshit te “Sterilizimi”, kryetarja e komisionit: Është denoncuesi më i madh i korrupsionit në shëndetësi! E keni frikë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook