“Sterilizimi”/ PD kërkoi zgjatjen e mandatit për Komisionin Hetimor, rrëzohet propozimi

Konferenca e Kryetareve rrëzon kërkesën e PD për zgjatjen e mandatit të Komisionit Hetimor parlamentar për Sterilizimin dhe check-up në Shëndetësi.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për Arena e Lajmit se kërkesa nuk u pranua nga përfaqësuesit e mazhorances në Konferencën e Kryetarëve.

Në kërkesën e PD për zgjatjen e hetimit parlamentar thuhet se “Komisioni nuk ka përmbushur të gjitha pikat e planit hetimor lidhur me marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe nuk është shkruar raporti i Komisionit i cili në rastin më të mirë kërkon 10 deri në 14 ditë kohë përpara paraqitjes të tij në Komision dhe më pas në Kuvend. Nëse Komisioni nuk zgjat veprimtarinë e tij, nuk ka afat kohor për të shkruar raportin”.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“Sterilizimi”/ PD kërkoi zgjatjen e mandatit për Komisionin Hetimor, rrëzohet propozimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook