Trump e zgjodhi si sekretar të shtetit, ministri Hasani uron Marco Rubion: Mirëpresim forcimin e lidhjeve të forta SHBA-Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka shprehur urimet e tij për senatorin amerikan Marco Rubio, i cili është zgjedhur nga Donald Trump për të shërbyer si Sekretar i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në platformën X, Hasani theksoi rëndësinë e këtij emërimi dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

“Urime Marco Rubio për emërimin, Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe të punojmë së bashku për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin,” shkroi Hasani.


Arena e Lajmit

Trump e zgjodhi si sekretar të shtetit, ministri Hasani uron Marco Rubion: Mirëpresim forcimin e lidhjeve të forta SHBA-Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook