Këtë të enjte u zhvilluan disa nga ndeshjet e Nations League.
Italia mundi 0-1 Belgjikën, në takimin e mbajtur në Bruksel. Ndeshja u zhbllokua pas 10 minutash lojë. Di Lonrezo shërbeu në mënyrë perfekte për Tonalin, i cili nga fare pranë portës, nuk e pati të vështirë të realizojë.
Franca nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Izraelit. “Gjelat” vuajtën shumë në pjesën e parë, teksa e patën të vështirë të dilnin në lojën e tyre, ndërsa mysafirët ishin mirë të pozicionuar në prapavijë. Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë, rezultati mbeti i njëjtë.
Anglia triumfoi 0-3 në Athinë ndaj Greqisë. Golat u realizuan nga Watkins dhe Jones, ndërsa vlen të theksohet edhe një autogol i Vlachodimos.