Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Vermoshi, e cila tregon peizazhin e mbuluar nga dëbora e parë e sezonit.
Rama e përshkruan këtë pamje si një ftesë për qytetarët që të vizitojnë alpet gjatë dimrit, falë aksesit të lehtësuar rrugor.
“Me magjinë e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë, si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
Vermoshi është një ndër destinacionet turistike në Qarkun e Shkodrës, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit.