Nuk ka fitues, Shqipëria U-21 barazon ndaj ekipit moldav, Bushi provon 15 futbollistë të rinj

Shqipëria U-21 ka barazuar 1 me 1 përballë Moldavisë U-21. Ndeshja miqësore u luajt në Vorë dhe u shënuan nga një gol për secilën pjesë.

Te Shqipëria ishte Rashica që shënoi përmes penalltisë së fituar në pjesën e parë. Në të dytën ndërkohë miqtë barazuan disa minuta para fundit.

Në këtë takim debutuan plot 15 lojtarë për Shqipërinë U-21. Alban Bushi luajti kështu me një pjesë të madhe nga lojtarët që nuk ishin aktivizuar më parë nga Shpresat.

Maldini Kacurri, Gjergji Kote, Besar Gudjufi, Erjon Alij, Amin Tahiri, Mateo Çipi, Ledjo Tresa dhe portieri Anxhelo Sina debutuan nga minuta e parë. Dario Daka, Dion Ajvazi, Kevin Dodaj, Arlind Kurti, Elmedin Rama, Gent Elezaj dhe Endri Ismaili u aktivizuan si debutues në pjesën e dytë.


Arena e Lajmit

Nuk ka fitues, Shqipëria U-21 barazon ndaj ekipit moldav, Bushi provon 15 futbollistë të rinj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook