Erisa Xhixho, zv.Presidente e PL-së, në rubrikën “Opinion” në News24 ka rrëfyer se si i mban lidershipi i kësaj partie kontaktet me Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli me masë sigurie të caktuar nga GJKKO, pas kërkesës së SPAK.
Xhixho tha se jemi në kontakt të vazhdueshëm, madje ai na ka lënë edhe porositë se çfarë duhet të bëjmë.
“Kemi qenë të përgatitur për skenarin e arrestimit të Metës. U përdor drejtësia për arrestimin e kundërshtarëve politikë.
Kemi qenë në dijeni, në sensin e marrjes së masave, për çdo skenar. Porositë e Metës janë që të jemi në kontakt me qytetarët, të vijojmë denoncimet, të vijojë aksioni opozitar.
Meta është në kontakt të plotë me lidershipin e partisë”, tha Xhixho.
Ajo u shpreh se ndërsa dosja për Ilir Metën apo Sali Berishën nxirret dhe publikohet e plotë, kjo nuk ndodh me dosjet për Xhyrbjan e Durrësit apo Ilir Beqajn.