Futbollistët e përfaqësues së Kosovën nuk kanë pranuar të zbresin më në fushë. Gjyqtari kryesor u ka bërë me dije të dy skuadrave se duhet të zbresin në fushë për të vijuar minutat e mbetura, por vetë rumunët zbritën, ndaj në këtë mënyrë, ndeshja përfundon këtu me UEFA-n që pritet të dali në vendimmarrje lidhur me rezultatin e ndeshjes në orë në vijim.
Në minutën e 93-të të sfidës sfida u ndërpre për shkak të një ‘sherri’ mes Rrahmanit dhe një prej lojtarëve rumunë. Më pas erdhën dhe thirrjet raciste të tifozëve vendas.
Megjithatë, këtyre të fundit u përgjigj Mërgim Vojvoda mjaft mirë, duke u bërë shqiponjën e flamurit kuqezi para syve. Pritet të shihet nëse kjo ndeshje do të rinisë apo jo. Sfida ishte në rezultatin e barabartë 0-0, teksa po luhej koha shtesë.