Vuri bast për fitoren e legjendës së boksit Mike Tyson, reperi i njohur humb 356,000 dollarë

Reperi kanadez Drake ka humbur plot 355 mijë dollarë (336 mijë euro) pasi vendosi një bast për fitoren e legjendës së boksit, Mike Tyson, kundër youtuber-it dhe boksierit Jake Paul.

Drake njihet për bastet e tij të mëdha në evente sportive, por shpesh herë përfundon duke humbur. Ndjekësit në rrjetet sociale nuk kursyen komentet ironike, duke e fajësuar atë për “mallkimin” e Tyson-it.

“Normalisht që Drake u përfshi dhe ja ku jemi”, “Gjithmonë e prish situatën ky i mjeri Drake”, dhe “E dija që nuk kishte shanse kur Drake vuri bast”, ishin disa nga reagimet e publikut. Nëse Tyson do të kishte fituar, Drake do të kishte përfituar mbi një milion dollarë (948 mijë euro).

Në anën tjetër, reperi ka vënë një bast edhe më të madh prej 455 mijë dollarësh (431 mijë euro) për fitoren e Jon Jones kundër Stipe Miocicit, një ndeshje që pritet të jetë e rëndësishme për karrierën e të dyve.

Legjenda e boksit Mike Tyson (58 vjeç) u rikthye në ring pas 21 vitesh, por humbi ndaj Jake Paul-it, 27-vjeçarit youtuber që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në boks. Pas tetë raundesh, gjyqtarët vendosën fitoren për Paul, duke shënuar një moment zhgënjyes për Tyson.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ‘AT&T’ në Arlington, Teksas, dhe ishte kulmi i një eventi që përfshinte shtatë përballje boksistike. Tyson nisi mirë në dy raundet e para, por më pas humbi ritmin, ndërsa Paul dominoi me një numër më të madh goditjesh.

Edhe pse fitimet e sakta nga ndeshja do të dihen pas përpunimit të të dhënave nga Netflix, ku u transmetua ndeshja, është raportuar se Jake Paul pritet të përfitojë rreth 40 milionë dollarë (37.9 milionë euro), ndërsa Tyson do të marrë rreth 20 milionë dollarë (18.9 milionë euro).

Tyson, i cili ka fituar rreth 430 milionë dollarë (407 milionë euro) gjatë karrierës së tij, kishte ndeshjen më fitimprurëse kundër Lennox Lewis, ku përfitoi mbi 103 milionë dollarë (97.6 milionë euro). Nga ana tjetër, Paul ka zhvilluar 11 ndeshje në karrierën e tij (10 fitore, një humbje) dhe deri më tani ka grumbulluar rreth 15 milionë dollarë (14.2 milionë euro).

Humbja e Tyson-it nuk ishte vetëm një zhgënjim për tifozët e tij, por edhe një tjetër humbje për reperin Drake, i cili duket se nuk po gjen fat në bastet e tij të guximshme.


Arena e Lajmit

Vuri bast për fitoren e legjendës së boksit Mike Tyson, reperi i njohur humb 356,000 dollarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook