Gazetari Agim Baçi në rubrikën “Opinion” në News24 tha se Kryeministri Edi Rama duke qenë se ka një kohë të gjatë në pushtet, duke u larguar nga realiteti, mund t’i duket e habitshme që ka njerëz që mendojnë ndryshe nga ai.
Baçi tha se Rama shqetësohet sepse forca të reja politike hedhin idetë e tyre, ndërsa shtoi se i shqetësuar është edhe Sali Berisha, kryetar i PD-së, përsa kohë thotë se këto forca apo parti të reja i shërbejnë Kryeministrit.
Baçi tha se përderisa si forcat e reja ashtu edhe opozita thonë se duan largimin e Edi Ramës, atëherë mund të bashkëpunojnë, pavarësisht dallimeve që mund të kenë.
“Lloji i politikës populiste nuk duron dot kur thuhen të vërtetat. Ndaj sot forcat e reja nuk shqetësohen nëse në protesta dalin 300 apo 3 mijë vetë, ndërsa Kryeministri i shqetësuar nga të vërtetat që rrëzojnë propagandën e qeverisë, merret me syzet e Arlind Qorit, duke bullizuar këdo që nuk i pëlqen”, tha Baçi.