Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti në prag të ndeshjes ndaj Francës, kërkoi nga skuadra që të bëjë më të mirën e mundshme, ndaj një kundërshtari tejet të fortë. Ndër të tjera, Spalleti nuk la pa përmendur edhe dështimin në Europian.
“Kundër ekipit të Deschamps do të duhet të jemi në gjendje të ndjejmë hapësirat që krijohen, duhet të luajmë në hapësira më të ngushta”.
“Europiani? Nuk e di se cili është bilanci im, sigurisht që kam gabuar në një ndeshje, atë kundër Zvicrës. Dhe këtë e mbaj me vete dhe i referohem. Unë e konsideroj veten shumë përgjegjës për atë disfatë. Në atë ndeshje pati vetëm një dështim, megjithëse nuk duhen harruar skuadrat shumë të forta”.
“Asgjë dhe askush nuk më bën ta harroj atë humbje, madje as kualifikimi në Kupën e Botës. Pas asaj disfate u përpoqëm të bënim gjëra të ndryshme dhe për momentin i kemi bërë disa gjëra si duhet”.
“Në këtë moment, gjëja më e rëndësishme është t’i bëjmë njerëzit të ndiejnë se ne po e vlerësojmë lidhjen e tyre me fanellën, shpirtin dhe angazhimin e tyre. Është diçka që duhet ta njohim, janë cilësi të mëdha, pastaj rezultati është shpesh pasojë e tyre”.
(J.S/)