“Duhet të merrnin 3 pikët”, trajneri i Çekisë: Shqipëria po priste gabimet tona

Ivan Hashek, trajneri i Çekisë, largohet nga Shqipëria me një shije të hidhur, në sytë e tij duhet të kishin marrë më shumë se një pikë nga kjo transfertë. Ky fakt i detyron që ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, të fitojnë, për të mos e kthyer kokën pas se çfarë bën Shqipëria përballë Ukrainës:

“Sigurisht mua do të në kishte pëlqyer të merrnim tre pikët. Ne duhet të kishim shfrytëzuar një nga mundësitë e mëdha që na u shfaqën. Nga ana tjetër, nuk lejuam Shqipërinë të kishte mundësi, ne u ruajtëm nga kundërsulmet. Shqiptarët po prinin për gabimin tonë, por ne nuk u dhanë asnjë mundësi. Pjesa e dytë ishte shumë më balancuar. Shqiptarët shtynë më lart, nuk na lejuan të luanim. Ne kishim vetëm hije e rasteve, pjesa e parë ishte më e mirë.

Ndesh ja ndaj Gjeorgjisë do të jetë sfiduese, por me tifozët në fushën tonë do të na shtyjnë drejt tre pikëve e vendit të parë. Mungesa e Suçek dhe Hori do të jetë një komplikacion por kemi opsione të gatshme për t’i zëvendësuar. Ne duhet të mësojmë nga humbja në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë, ishte ndeshja jonë më e keqe që kur kam qenë pjesë e ekipit. Gjeorgjia na kapi të papërgatitur, kanë lojtarë të rrezikshëm kundërsulmi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj se do të na shtyjnë përpara”, tha ai duke folur për “ČT Sport”.

()

 


Arena e Lajmit

“Duhet të merrnin 3 pikët”, trajneri i Çekisë: Shqipëria po priste gabimet tona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook