Dinamo ka një bilanc goxha pozitiv sa u takon 10 ndeshjeve të fundit me Skënderbeun, kundërshtarin e javës së 14-të të kampionatit. Blutë numërojnë 5 fitore në këto sfida, 2 nga të cilat në stadiumin e Korçës, me rezultatin e njëjtë 0-1.
Katër ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe vetëm në një rast kanë fituar korçarët, sezonin e kaluar me një autogol të Behiratçes. Interesant është fakti se Dinamo i ka fituar katër ndeshjet e fundit kundër skuadrës bardhekuqe.
Fazën e parë kryeqytetasit fituan 2-1 në “Elbasan Arena”, me gola të shënuar nga Zabërgja dhe Mandela. Bie në sy fakti se 10 sfidat e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë prodhuar shumë gola.