Sërish tensione në sallën e parlamentit. Deputetët e Partisë Demokratike janë çuar në këmbë, në kohën që po fliste ministri i Financave, Petrit Malaj.
Deputetët opozitarë shkuan pranë ministrit, duke bërë zhurmë në Kuvend. Menjëherë ka ndërhyrë Garda e Republikës, që u vendos në rresht përpara foltores.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu tha deputetëve opozitarë që të qëndrojnë të qetë, pasi ministri do të përgjigjet për pyetjet e tyre.
“Ju lutemi uluni në vend. Garda nuk ka nevojë, ju tërheq vëmendjen. Z Bardhi ju tërheq vëmendjen. Ju lutem, deputetët bëjnë vetëm pyetje dhe lejoni ministrin që të flasë”, tha Spiropali.
Situata e tensionuar bënë që ministri të japë përgjigje nga vendi.