Tenis/ “Viti Sinner”, italiani triumfon në Torino, vendos rekorde dhe konfirmohet si Nr.1 në botë

Quajeni viti “Sinner”. Në tenis 2024 është padyshim viti i italianit, që konfirmohet si tenisti numër 1 në botë. Në ATP e Torinos në shtëpinë e tij, finalja ishte praktikisht pa shumë histori, me Jannick që dominoi mbi amerikanin Taylor Fritz, duke e mundur në dy sete, me të njëjtat shifra 6-4, 6-4. Një vit rekordesh kjo 2024 për Sinnerin, që falë edhe këtij suksesi, konfirmohet si tenisti nr.1 në botë, duke regjistruar 8 tituj të fituar, 2 tituj slam Australian Open dhe US Open, duke u bërë italiani i parë që arrin të fitojë dy tituj të mëdhenj brenda 1 viti, si dhe 6 tituj ATP.

Falë këtyre suksese Jannick arrin të sigurojë vendin e parë në renditjen botërore të tenistëve, të paktën deri në Austrlian Openin e radhës që do të mbahet në fillimin e vitit të ardhshëm. Gjatë këtij viti Sinner ka arritur të regjistrojë gjithseh 70 fitore, duke hyrë edhe në kategorinë e tenistëve që kanë fituar 23 ose më shumë  ndeshje në turnetë e mëdhenj Grand Slam, duke i’u bashkuar emrave legjendarë në këtë sport, si Federerm Djokoviç, Nadal, Sampras e Lavër. Tjetër rekord i vendosur nga Sinner në ATP e Torinos ishte fakti se ai arritit ta fitonte turneun, duke mos humbur më shumë se sa 4 game në të gjithë turneun.


Arena e Lajmit

Tenis/ “Viti Sinner”, italiani triumfon në Torino, vendos rekorde dhe konfirmohet si Nr.1 në botë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook