Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës Arabe të Egjiptit: I nevojshëm shtimi i kontakteve dhe vizitave të nivelit të lartë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës Arabe të Egjiptit, Hassan Shawkay, në Shqipëri.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj siguroi Ambasadorin Shawkay për mbështetjen, ndërsa i uroi suksese në ushtrimin e detyrës.

Marrëdhëniet politike mes dy vendeve u konsideruan në nivel shumë të mirë, por u theksua se është i nevojshëm shtimi i kontakteve dhe vizitave të nivelit të lartë, si të rëndësishme për t’i dhënë një shtysë dhe dinamikë të re lidhjeve dypalëshe dhe bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me fokus në ekonomi dhe investime.

Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi të pashfrytëzuara për rritjen e bashkëpunimit në fushat e energjisë, transportit detar dhe ajror, bujqësisë dhe turizmit.


Arena e Lajmit

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës Arabe të Egjiptit: I nevojshëm shtimi i kontakteve dhe vizitave të nivelit të lartë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook