“Ndihma e përkohshme nuk zgjidh problemet”, Teliti për bonuset e pensionistëve: Ngjan me dhuratat e dasmave, s’kanë ndikim afatgjatë

Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, ka komentuar në studion e “Open” në News24 njoftimin e fundit të Kryeministrit Edi Rama për dhënien e bonuseve për pensionistët.

Sipas Telitit, çdo ndihmë për pensionistët është e mirëpritur, por forma në të cilën ofrohen këto bonuset nuk është e duhura për të adresuar nevojat reale të kësaj kategorie.

Teliti theksoi se ndihma njëherësh për pensionistët është e ngjashme me dhuratat që jepen gjatë dasmave, të cilat ndodhin një herë dhe nuk kanë një ndikim afatgjatë në përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Çdo lloj ndihme për pensionistët është pozitive, por jo në këtë formë që jepet. Është si ato dhuratat e dasmës, ndodhin vetëm një herë,” tha ai. Sipas tij, një familje apo sipërmarrje mund të qëndrojë në këmbë vetëm kur ka të ardhura periodike dhe të qëndrueshme, jo kur merr vetëm një bonus të vetëm në vit.

Ai gjithashtu theksoi se kërkesa e vërtetë e tij dhe e shumë ekspertëve të tjerë nuk është thjesht dhënia e bonusit, por krijimi i një sistemi të qëndrueshëm për pensionet. Teliti ka kërkuar që qeveria të vendosë një minimum jetik për pensionet, duke nënvizuar se shumë pensionistë vazhdojnë të mbijetojnë me pensione të ulëta, si ato prej 120 mijë lekë, të cilat janë të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e përditshme të jetesës.


Arena e Lajmit

“Ndihma e përkohshme nuk zgjidh problemet”, Teliti për bonuset e pensionistëve: Ngjan me dhuratat e dasmave, s’kanë ndikim afatgjatë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook