E ekzekutua me armë me silenciator, 28-vjeçari, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi

Një 28-vjeçar është vrarë pas mesnate në Tiranë. Mësohet se Klajdi Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. 28-vjeçari lëvizte me një makinë G Class dhe në momentin kur u qëllua sapo hipte në makinë.

I riu u ekzekutua me armë me silenciator. 28-vjeçari Klajdi Prendi është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda më pas Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi. Ai dha dorëheqjen në 2020 për të punuar në sektorin privat

Fran Prendi ka qenë gjyqtari i seancës paraprake për shqyrtimin e “Dosjes 339”, po ashtu ka dhënë vendimin për Fadil Kasemin, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij gjyqtare, Fildez Hafizin. Gjithashtu Prendi ka dënuar në shkallë të parë grupin e Emiljano Shullazit.

Fran Prendi
Fran Prendi


Arena e Lajmit

E ekzekutua me armë me silenciator, 28-vjeçari, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook