Policia ka arrestuar dy persona, babë e bir në pikët kufitare të Kapshticës.
Dy të arrestuarit, banues në Tiranë, u vunë nën pranga pasi iu gjetën në kamion me të cilin udhëtonin një sasi prej rreth 50 kilogram lëndë narkotike.
Dyshohet se destinacion i drogës ishte Greqia e më tej Turqia.
Babë e bir kanë deklaruar se nuk kishin aspak dijeni për drogën që ndodhej në kamionin e tyre, i cili u fut në skaner skaner sipas proçedurave dhe atje u konstatua lënda narkotike e fshehur në rimorkio.
Mësohet se ka të tjerë persona të përfshirë dhe policia po heton rastin.
()