Në parlament vazhdon seanca maratonë, ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2025.Pas debateve tepër të gjatë gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ky buxhet pritet që të votohet.
Opozita është e pranishme në diskutimet për buxhetin, ndërsa ka lajmëruar se ditën e sotme do të zhvillojë protestë kundër miratimit të buxhetit.
Pas lajmërimit të opozitës për protestë, në Kuvend ka mbërritur një zjarrfikëse, si masë për tubimin që pritet të zhvillohet.
Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje që të pengohet miratimi i buxhetit 2025, duke thënë se ky është “buxheti i vjedhjeve”.
(Arena e Lajmit)