Solidaritet me pensionistët/ Protesta e opozitës para Kuvendit, ndërsa vijojnë debatet për projekt-buxhetin

Mbështetës të opozitës janë mbledhur në një protestë para Kuvendit, ndërsa në seancë po diskutohet projektbuxheti i 2025-ës, i cili pritet të votohet në parim gjatë ditës së sotme.

Protesta e opozitës është cilësuar si solidaritet me pensionistët.

Gazetari i News24, Osman Stafa tha se deputetët e opozitës kundërshtojnë projektbuxhetin e 2025, më i madhi që ka pasur Shqipëria, me argumentet se ai nuk i shërben qytetarëve. Opozita ka vendosur theksin te ajo që nga ky buxhet nuk po ndihmohen pensionistët.

PD ka propozuar që minimumi jetik të jetë 200 euro në muaj. Gjithashtu opozita ka vënë theksin në mbështetjen që duhet ti jepet shtresave të ndryshme sociale në vend, përfshi edhe një buxheti më të madh për shëndetësinë, veçanërisht sa i takon sigurimit të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore në spitalet publike.

Në protestën që po zhvillohet kanë folur kryesisht pensionistë që kanë vënë theksin në atë që me nivelin e pensioneve që kanë nuk mund të përballojnë jetesën

Herë pas herë deputetë të opozitës i janë bashkuar protestës, duke lënë për disa minuta sallën e Kuvendit, dhe për t’u rikthyer sërisht ndërsa vijojnë debatet për projekt-buxhetin.


Arena e Lajmit

Solidaritet me pensionistët/ Protesta e opozitës para Kuvendit, ndërsa vijojnë debatet për projekt-buxhetin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook