Platini del hapur kundër VAR: Të përdoret vetëm në situata të caktuara, gjyqtarët të vendosin vetë për faullet brenda lojës

Që kur teknologjia dhe VAR janë bërë pjesë e futbollit, mendimet kanë qenë të ndryshme, pasi janë të shumta qëndrimet si “PRO” po ashtu edhe “KUNDËR”. Debati ka qenë i nxehtë jo vetëm tek sportadashësit anembanë rruzullit, por sigurisht edhe nga figurat më të shqurara dhe personalitetet e futbollit botëror. Një prej tyre, që së fundmi është rreshtuar kundër VAR është edhe ish legjenda e “gjelave” Michel Platini.

“Unë jam kundër VAR-it, nuk i bën më tifozët të debatojnë”. Michel Platini nuk e ka ndryshuar mendjen për teknologjinë e aplikuar në botën e futbollit. Ose më saktë, duhet të përdoret vetëm për situata të caktuara siç ka konfirmuar gjatë intervistës për Sportmediaset:

“Unë nuk jam për atë që përmbledh futbollin – tha ish presidenti i UEFA-s – zgjidh problemet dhe largon polemikat. Unë do të përdorja vetëm për gola dhe pozicione jashtë loje ku gjyqtarët nuk mund t’i shohin. Zyrtarët e ndeshjes duhet të vendosin për faullet.”

Ish-ylli francez ka një mendim edhe për Juventusin e tij: “I ndjek nga larg sepse nuk i shoh ndeshjet në Francë. Nuk i njoh lojtarët dhe di shumë pak për drejtuesit: pas 40 vitesh nuk ka më tifozë si në kohën sime, por kur fiton Juventusi, unë jam gjithmonë i lumtur”, ka thënë mes të tjerash Platini.


Arena e Lajmit

Platini del hapur kundër VAR: Të përdoret vetëm në situata të caktuara, gjyqtarët të vendosin vetë për faullet brenda lojës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook