Shqipëria sfidon Ukrainën sonte në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Tifozët e kuqezinjve, pavarësisht kushteve atmosferike të papërshtatshme, kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në kryeqytet.
Me flamuj, këngë dhe kërcim, lojtari i 12-të është nisur drejt Stadiumit Kombëtar, aty ku do mbahet sfida e fundit e këtij kompeticioni. Tifozët kanë përkrahur Shqipërinë gjatë gjithë edicionit, duke i dhënë një shtysë të madhe drejt marrjes së rezultateve pozitive.
(J.S/)