Në emisionin “Open” në News24, një debat i fortë ka shpërthyer mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe gazetarit Mentor Kikia.
Diskutimi nisi kur Kikia theksoi nevojën që opozita të ofronte një alternativë të qartë për qytetarët, duke sugjeruar që alternativa. Në përgjigje, Noka shpërtheu me kritika të forta, duke i thënë Kikisë: “Zbrit me këmbë në tokë! Unë po të them që dalin bandat”.
Kikia e pyeti se ku ndodheshin këto “banda” që ai përmendi. Noka iu përgjigj duke theksuar se Partia Demokratike nuk është një forcë e tillë: “Nuk ja lejoj vetes, jam PD, nuk jam forcë banditësh.”
Gazetari Kikia shpjegoi se opozita ka dy mundësi – ose lufton me mjetet e pushtetit aktual, ose kërkon mbështetje nga shoqëria për të krijuar një alternativë të qëndrueshme.
Noka insistoi se njerëzit po vijnë përkrah opozitës dhe do të bëjnë pjesë në ndryshimin që ata kërkojnë.
Pjesë nga diskutimi:
Kikia: Kuptoni që në këtë vend ka njerëz që janë të prirur t’iu mbështesin, por duan të shohin një opozitë që rrezaton alternativë. Alternativa nuk do të thotë që i ka ardhur radha shishes.
Noka: O Mentor! O Mentor! Zbrit me këmbë në tokë! Unë po të them del banda…
Kikia: Ku i ke bandat?
Noka: Je në vete ti? Je në metro mo?
Kikia: Atëherë s’ke banda
Noka: Nuk ja lejoj vetes, jam PD, nuk jam forcë banditësh.
Kikia: Kupto se ka të bëjë me bisedën kjo
Noka: O zotëri edhe po të vijnë bandat nuk i dua si opozitë.
Kikia: Teorikisht ka dy alternativa. Me dikë që është në pushtet do e luftosh me mjetet e veta, kush është rruga tjetër?
Noka: Të vijë bashkë gjithë shoqëria
Kikia: Pse nuk vijnë njerëzit?
Noka: Vijnë njerëzit të gjithë