“U thirra si person në dijeni”, ish-deputetit i PDIU-së Dashamir Tahiri në SPAK: Bëhet fjalë për një hetim pasuror për dikë që është pjesë e drejtësisë së re

Ish-deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Vetë ish-deputeti pohoi pas daljes nga SPAK se ishte thirrur si person në dijeni për një hetim pasuror për një person që i përket drejtësisë së re. Ai tha se ky person kishte blerë nga firma e tij dikur para 2005.

“Nuk ka lidhje me mua, është një hetim pasuror për dikë që është pjesë e drejtësisë së re. Isha si person në dijeni. Hetim për një person që i përket drejtësisë së re. S’kam pasur asnjë marrëdhënie, marrëdhënie ka pasur një firmë që kam pasur unë, ka blerë dikur pa qenë dhe në atë punë ai. Para 2005. Nuk mund ta them se çfarë është, por…”, tha Tahiri pas daljes nga SPAK.


Arena e Lajmit

“U thirra si person në dijeni”, ish-deputetit i PDIU-së Dashamir Tahiri në SPAK: Bëhet fjalë për një hetim pasuror për dikë që është pjesë e drejtësisë së re

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook