Presidenti Bajram Begaj ka nisur sot konsultimet me partitë politike sa i përket datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehu ishin sot në Presidencë.
Në përfundim të takimit, Duka u shpreh se ka propozuar 4 majin si datë e mundshme kur mund të zhvillohen zgjehdjet.
Ai shton se Kushtetuta parashikon periudhën nga 15 prilli deri në 15 maj, por se një nga datat, 11 maji nuk konsiderohet e përshtatshme ëpr shkak të Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Tiranë.
“Kjo mund të ndikojë në zgjedhje, madje mund të ndikojë shumë”, u shpreh ai për gazetarët.